Të ruhet dhe të kultivohet gjuha e bukur shqipe

Tuz- Pas një donacioni me libra të autorit Ali Gjerçbritaj (letërsi për fëmijë) të dhuruar për SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz nga kryetari i SHAI “Art Club”- Ulqin, Ismet Kallaba, është mbajtur një takim letrar me shkrimtarin Ali Gjeçbritaj, të cilin e organizuan mësimdhënësit e gjuhës dhe letërsisë Shqipe të shkollës “Mahmut Lekiq”.
Nxënësit të cilët i kishin lexuar veprat e shkrimtarit Gjeçbritaj, duke shpalosur një jetëshkrim të punës dhe veprimtarisë së autorit ndër vite në fushën e arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave, fillimisht falënderuan autorin për praninë e tij, duke thënë se Ali Gjeçbritaj gjithë krijimtarinë e tij të deritanishme letrare ia ka dedikuar avancimit të çështjes kombëtare shqiptare, për ç gjë këta nxënës i qenë mirënjohës dhe e falënderuan pamasë për kontributin e tij shumëvjeçar.
Në prani të një numri relativisht të madh të nxënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, shkrimtari Ali Gjeçbritaj ka bërë promovimin e librit për fëmijë “Kopshti i Xixëllonjave“, një libër ky që brenda kopertinave të tij përmban vargje të bukura për fëmijë, me plot figura stilistike, ku përshkruhet një natyrë e gjallë përplot ngjyra, me rreze drite e shprese. Një libër që pasqyron ëndrrat dhe imagjinatat e bukura që ka secili fëmijë, por dhe brengat dhe trazirat që autori i ka shkruar me më stil të veçantë dhe me shumë dashuri për më të vegjlit. t. u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “796” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat