Tuz- Në kuadër të manifestimit DEUS (skena artistike e dhjetorit) në QKI “Malësia” në Tuz, është shfaqur monodrama “Rrno për me tregue” e autorit, At. Zef Pllumi, me regji të Milto Kutalit dhe e interpretuar nga aktori, Arben Derhemi.
Kjo monodramë e cila pasqyron në mënyrën më të mirë të mundshme një periudhë të tmerrshme dhe të zymtë që përjetoi Shqipëria për gati pesë dekada, atë të komunizmit, është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga një numër i madh i spektatorëve në sallë, pasi ndryshe nga shfaqjet e mëparshme, interesimi për ta ndjekur këtë monodramë ka qenë i lartë, madje ajo është ndjekur me shumë kureshtje deri në fundin e shfaqjes, në mesin e të cilëve kanë qenë dhe klerikë.
Aktori i kësaj monodrame, Arben Derhemi për “Koha Javore” tha se kjo shfaqje trajton fjalën e lirë karshi diktaturës, një monodramë ku njeriu kupton se herë pas here më mirë e gjen fjalën e përbashkët me kafshët sesa me njerëzit. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “795” të revistës Koha Javore
