(Simë Gjon Dobreci, “Krijime popullore shestanase”, botoi “Diti&Oli”, Ulqin, 2017, fq. 266.)
Vepra “Krijime popullore shestanase” është dëshmi e kujdesit dhe seriozitetit shkencor në trajtimin e materies dhe e dashurisë së pamasë për rrënjët e të parëve, për mbijetesën e fakteve kulturore shqiptare
Prof. dr. Hysen Matoshi
Kultura jonë tradicionale është aq e begatë në të gjitha drejtimet saqë tashmë është e qartë se kapacitetet profesionale nuk mjaftojnë për ta mbledhur, për ta ruajtur, për ta përgatitur, për ta botuar dhe për ta studiuar atë.
Së pari është e domosdoshme të thuhet se margaritarët e kulturës sonë popullore kanë mbijetuar në saje të ruajtjes së tyre si një vlerë jona identitare dhe në këtë drejtim merita është kolektive, e përgjithshme dhe e shtrirë madje deri në mugëtira të shekujve të hershëm. Nevoja që kjo krijimtari të faktohet nëpërmjet shkrimit dhe publikimit të saj ka nxitur potencialet tona intelektuale që ta mbledhin dhe ta botojnë atë. Që nga Frang Bardhi e këtej janë bërë përpjekje të pareshtura që të dëshmohet se jemi një identitet i veçantë kulturor i kësaj hapësire të Evropës. Dhe këto përpjekje kanë ardhur nga intelektualë me vetëdije të një përkatësie të qartë etnokulturore në krye të herës dhe kombëtare në faza të mëvonshme.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “789” të revistës Koha Javore
