Me ftesën e z. Ali Daci, themeluesit dhe drejtuesit prej nëntë vitesh të këtij manifestimi, mëngjesin e 28 tetorit morëm rrugën për Rozhajë t’i bashkohemi edicionit të saj të nëntë bashkë me dy miqtë e mi bashkudhëtarë: profesorin e gjeografisë njiherit kryetar i Organizatës “Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi, dhe poeten e miken time të dashur, Safete Rexhepin
Albina Idrizi
U deshën më pak se katër orë të përpiheshim nga mrekullia e maleve, grykave dhe shtigjeve që përbënin Malësinë e Rozhajës, kësaj pjese të Sanxhakut i cili nga Kongresi i Berlinit (1878), e deri tek Luftërat Ballkanike ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës.
Na u bë sikur përnjëherë, brenda një kohe aq të shkurtër, kaluam nga një botë në tjetër. Prej një stine në tjetër. Vjeshtën e kuqërremtë dhe dimrin e bardhë i ndante një prerje e tërthortë të cilën ne e kaluam si të ishte një shirit i ajërt prej ylberi.
Ishte kënaqësi në vete rruga kur për çdo majë mali që ngrihej para nesh, profesori Ismet kishte një emër dhe një shpjegim.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “789” të revistës Koha Javore
