Përmbledhje me peshë në historinë e folkloristikës shqiptare

(Ruzhdi Ushaku, Gjurmë dhe anëshkrime nga folklori i Ulqinit, mbledhur gjatë vitit shkollor
1952-1953; Botoi Fondacioni “Lika” & Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, Ulqin, 2015)

Dr.sci. Ismail Doda

1.Zanafilla
Folklori në Ulqin dhe rrethinë më 1953 filloi të mblidhet dhe të botohet individualisht në revistën “Jeta e re “ e Prishtinës:nr.3, 1953 (f.223-243); nr.5, 1953 (f.453-459). Po atë vit, për herë të parë u regjistrua pjesa më e madhe e kësaj krijimtarie gojore në rrugë instuticionale në Gjimnazin e ulët, përkatësisht në shkollën tetëvjeçare te Ulqinit, falë nismës së studiuesve Vojisllav Dançetoviq (Vojislav Dančetović)(1905-1974), ligjërues nga viti 1948-49 dhe Anton Çetta (1920-1995),asistent nga viti 1950 në Seminarin Albanologjik (Arbanološki seminar) të Fakultetit Filozofik në Beograd që e rifilloi punën në vitin shkollor 1949-49, bashkë me stundentët e tyre: Ahmet Kelmendi, i lindur më 1929, Salih Qilrexhiu (1928-2009), Ramiz Kelmendi (1930-2017), Jak Mita (?-?), Hilmi Agani (1927-1994). Ekipi hulumtues i udhëzoi nxënësit se si duhej t’i vilnin materialet folklorike nga prindërit e tyre dhe informatorë të tjerë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat