Qasje e re në studimin e tekstit dramatik

Në këtë studim mbi dramën bashkëkohore shqipe, autori interesohet për tekstin dramatik dhe tenton t’i afrohet këtij procesi të evoluimit të kësaj gjinie letrare në letërsinë shqipe, përmes metodës së vëzhgimit të disa teksteve letrare, periodikëve dhe arkivave. Analiza  përqendrohet mbi vështirësitë që formohen në brendësi të formës dramatike të disa autorëve që janë marrë si përfaqësues. Pikënisje janë disa tekste të dramave shqipe bashkëkohore, të cilat mbetën jashtë metodës së imponuar të realizmit socialist. Përgjatë zhvillimit të saj historik gjinia dramatike, si një formë apo instrument racional dhe i kontrolluar, ka pësuar disa lloje ndryshimesh. Gjatë viteve ’90, gjinia dramatike ndryshoi kursin nga dramë realiste drejt një drame moderne dhe postmoderne. Tekstet dramatike të Kasëm Trebeshinës, Serafin Fankos, Stefan Çapalikut, Albri Brahushës njohën suksesin në konkurse të ndryshme, por u zvogëlua ndikimi me lexuesin-spektator.Në këtë studim mbi dramën bashkëkohore shqipe, autori interesohet për tekstin dramatik dhe tenton t’i afrohet këtij procesi të evoluimit të kësaj gjinie letrare në letërsinë shqipe, përmes metodës së vëzhgimit të disa teksteve letrare, periodikëve dhe arkivave. Analiza  përqendrohet mbi vështirësitë që formohen në brendësi të formës dramatike të disa autorëve që janë marrë si përfaqësues. Pikënisje janë disa tekste të dramave shqipe bashkëkohore, të cilat mbetën jashtë metodës së imponuar të realizmit socialist. Përgjatë zhvillimit të saj historik gjinia dramatike, si një formë apo instrument racional dhe i kontrolluar, ka pësuar disa lloje ndryshimesh. Gjatë viteve ’90, gjinia dramatike ndryshoi kursin nga dramë realiste drejt një drame moderne dhe postmoderne. Tekstet dramatike të Kasëm Trebeshinës, Serafin Fankos, Stefan Çapalikut, Albri Brahushës njohën suksesin në konkurse të ndryshme, por u zvogëlua ndikimi me lexuesin-spektator.Sipas prof. dr. Josif Papagjonit: ”Përmes kësaj monografie i jepet një orientim dhe përmasë e thelluar studimit të tekstit dramatik në një qasje të re, jo aq të prekur nga kritika jonë. Analizohen dhe interpretohen disa autorë interesantë të dramës shqipe, të cilët i bashkon një aspekt i rëndësishëm, ai i tjetërsimit që ka pësuar forma dramatike si e tillë përmes risive në gjuhë, në kodet e ligjërimit dhe ato të komunikimit. Përfundimet e librit janë interesante, hedhin dritë në procese të transformimit të modelit të dramës, duke u bazuar në njohjen e mirë të strukturave të saj të fundme si dhe koncepteve teorike. Vlerën studimit ia rrit, po aq, stili i autorit: thellësi mendimi, këqyrje e argumentit nga një shumësi pikash, ligjërim teorik i thelluar, ndërthurje e dialektikë kahesh e idesh, strukturë e shkrifët, frazë e përpunuar me shije.”Ky studim ka miratimin e Qendrës për Studime Albanoligjike dhe botohet ekskluzivisht nga Shtëpia Botuese “Diti&Oli” nga Ulqini, me recensentë Prof. dr. Josif Papagjoni dhe Prof. dr. Stefan Çapaliku, redaktorë Prof. as. dr. Vinçens Marku dhe Dr. Erzen Koperaj, ndërsa botimin e mbështeti Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. Dr. Gëzim Puka është lektor pranë Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai është po ashtu anëtar i Bordit artistik të Bashkisë së Shkodrës. Ka botuar artikuj shkencorë dhe kumtesa në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.  (Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat