Dhurojini njëri-tjetrit dashuri, paqe e tolerancë

Tuz- Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, në bashkëpunim me QKI “Malësia” kanë organizuar shfaqjen e monodramës “10 urdhërimet” të autorit Roberto Benini, me regji të Dritan Sulejmanit dhe interpretim të Rita Gjekës, aktore dhe drejtoreshë e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës.
Kjo monodramë pasqyron fenomenet negative që për fat të keq ende vazhdojnë të jenë prezentë në shoqërinë shqiptare siç janë vrasjet, hakmarrjet, gjakmarrjet, tradhtia, lakmia ndaj të tjerëve, e dukuri të tjera negative, por njëkohësisht ka si objektiv ndërgjegjësimin e masës për të dhuruar njëri-tjetrit paqe, dashuri e tolerancë dhe të ndalojnë anët negative që degradojnë shoqërinë e në veçanti të rinjtë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat