Gentiana është një lule, e cila lulëzon lulet e saja me ngjyra të zjarrta blu, dhe rritet pothuajse në tërë botën, përveç në Antartidë. Mrekullia e kësaj bime u zbulua në Iliri, pikërisht nga Genti(Gentius),i cili ishte Mbreti i Ilirisë,(180-167,PER)
Sipas shkrimeve të shumta që hasim, kemi parë se bima apo lulja Gentiana, ka një histori të bujshme. Kjo bimë e cila ka hyrë në botanikën e bimëve botërore, si një bimë e dobishme, ka lidhje me paraardhësit tanë ilirët, pikërisht qysh nga koha e princit Ilir Genti, që tashti është shumë e njohur për ne shqiptarët anembanë botës, ku edhe i kemi pagëzuar shumë foshnje me këtë emër.
Gentiana është një lule, e cila lulëzon lulet e saj me ngjyra të zjarrta blu, dhe rritet pothuajse në tërë botën, përveç në Antartidë. Mrekullia e kësajë bime u zbulua në Iliri, pikërisht nga Genti(Gentius),i cili ishte Mbreti i Ilirisë,(180-167,PER).
Sipas mjekut grek Pedanius Dioscorides, thuhet se Genti ishte autori i parë i Shekullit, II P.E.R. që zbuloi këtë lule, por për këtë ka folur edhe botanisti dhe mjeku gjerman i shekullit të 16, Hieronymus Bock, për përdorimin e rrënjës së gentianës si mjekues për shërimin e plagëve.
Si është historia e kësaj bime?. Haxhi Zeneli
