Periudha e artë e Ulqinit

Duke filluar nga mesi i shekullit XVIII, qyteti – kasabaja e Ulqinit kishte arritur lulëzimin e vet si rezultat i mirëqenies sociale-ekonomike të krijuar në shtetin osman, duke u zgjeruar dhe forcuar mjaft, dhe për këtë lindi nevoja për ndërtimin e një administrate të re në mes të Çarshisë për t’u përgjigjur kërkesave të reja të qytetarëve të saj. Si rrjedhojë e kësaj, në mes të Çarshisë së Ulqinit filluan të ndërtohen disa objekte, që pas një kohe u bë kompleks. Ky kompleks përmban Xhaminë e Namazgjasë, Mehqemen-Gjykatën, Sahatkullën, dyqanet e vakëfit me çarshinë dhe Beledien

Mr. Ali Bardhi

Kalaja e Ulqinit dhe varoshi i saj ka qenë e banuar pandërprerë që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme. Nëse flasim për shtrirjen e vendbanimeve dhe objekteve të Ulqinit gjatë historisë, do të shohim se ato janë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen politiko-ekonomike të tij. Duke mos dashur që të hyj në historinë e lashtë të Ulqinit, do të mundohem që të trajtoj kronologjinë kulturore-historike përgjatë periudhës osmane.
Burimet historike tregojnë se Kalaja e Ulqinit kaloi nga venedikasit nën sundimin e osmanëve në vitin 1571, ku Venediku e ka mbajtur për 150 vjet. Edhe pasi u vendos pushteti osman në Ulqin, sulmet e shpeshta të Venedikut dhe të tjerëve për ta rimarrë Ulqinin do të zgjasin deri në vitin 1719, kur u nënshkrua Paqja e Pozharevcit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore

 

Të fundit

më të lexuarat