Ulqin – Qendra e Kulturës – Ulqin, Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi organizuan të martën, më 16 maj, në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin përurimin e librit më të ri “Të gjithë të mitë” të akademikut Zuvdija Hoxhiq (Berisha), një roman autobiografik në të cilin autori trajton marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet kombësive, feve dhe brezave.
Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Dimitrov Popoviq, ndërsa është botuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave.
Popoviq ka treguar arsyen se çfarë e ka shtyrë për ta përkthyer këtë roman.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore