Poetët Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi lexuan nga një poezi të papublikuar nga krijimtaria e tyre në konkursin e zhvilluar në kuadër të Festivalit. Poezitë e tyre u pëlqyen dhe u mirëpritën nga poetët dhe publiku i pranishëm
Poetët Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi përfaqësuan Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në edicionin e tetë të Festivalit “Pranvera Poetike Durrsake”, i cili u mbajt të shtunën në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Festivali i sivjetshëm, i cili organizohet nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës, përbëhej nga dy veprimtari. Në pjesën e parë u bë përurimi i krijimtarisë letrare të poetes Trandafile Molla Baja nga Durrësi, e cila jeton në Itali, për krijimtarinë e së cilës folën shkrimtarët Vladimir Muça dhe Agim Bajrami. Në fund të përurimit, asaj iu nda Çmimi i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “765” të revistës Koha Javore