Ekspozita është konceptuar si përmbledhje e vulave, faksimileve, logotipeve dhe simboleve të administratës shtetërore, organeve gjyqësore, shkollave, ndërmarrjeve ekonomike dhe subjekteve të tjera juridike, të nxjerrë nga fondet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Gjykatës Themelore të Ulqinit, shkollave fillore e të mesme, dhe fondeve private të familjeve Hajdinaga dhe Stanoviq nga Ulqini. Në të janë ekspozuar gjithsej 88 dokumente dhe 176 simbole
Ulqin – Në kuadër të manifestimit “Java e arkivit”, e cila sivjet organizohet për të dhjetin vit me radhë nga Arkivi Shtetëror i Malit të Zi, me moton “T’i ruajmë arkivat”, të enjten mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin u hap ekspozita dokumentare e titulluar “Vulat, faksimilet, logotipet dhe simbolet nëpër dokumentet arkivore të Sektorit Arkivor Ulqin 1921-1961”, e përgatitur nga Sektori Arkivor i Ulqinit.
Ekspozita është konceptuar si përmbledhje e vulave, faksimileve, logotipeve dhe simboleve të administratës shtetërore, organeve gjyqësore, shkollave, ndërmarrjeve ekonomike dhe subjekteve të tjera juridike, të nxjerrë nga fondet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Gjykatës Themelore të Ulqinit, shkollave fillore e të mesme, dhe fondeve private të familjeve Hajdinaga dhe Stanoviq nga Ulqini. Në të janë ekspozuar gjithsej 88 dokumente dhe 176 simbole (vula, simbole dhe logotipe).
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “765” të revistës Koha Javore