Vatër e ruajtjes së identitetit dhe ekzistencës së shqiptarëve

Nxënësit e kësaj shkolle e presin me padurim këtë ditë që para vetë nxënësve, prindërve dhe
mësimdhënësve të recitojnë kryesisht vjersha, këngë kushtuar mësuesve dhe shkollës shqipe. Në programin që kishin organizuar mësimdhënësit, përpos recitaleve, këngëve, valleve, u shfaqën edhe disa inserte filmike me materiale nga hapja e shkollës së parë shqip

Rozhajë – Sikur në mbarë shkollat shqipe të Shqipërisë, Kosovës, Luginës së Preshevës, Maqedonisë si edhe në shumë vende të tjera ku mësohet shqip, edhe këtu në Mal të Zi u kremtua kjo ditë e madhe jo vetëm e mësuesve, por edhe e shkollës shqipe në tërësi.
Falë përkrahjes së pjesërishme nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, edhe në Shkollën Fillore në Dacaj u kremtua me sukses 7 Marsi – Dita e Mësuesit, ditë tashmë mbarëkombëtare e arsimit shqip.
Nxënësit e kësaj shkolle e presin me padurim këtë ditë që para vetë nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve të recitojnë kryesisht vjersha, këngë kushtuar mësuesve dhe shkollës shqipe, ku shumica e tyre u dhurojnë edhe lule mësuesve. Haxhi Lajçi

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “756” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat