Lidhja ime me mësuesen Rrukije ishte tepër e shkurtër, por kur mendoj për zhvillimet e asaj vere të vitit 1964, e vlerësoj si vendimtare për jetën dhe karrierën time të mëvonshme
Frank Shkreli Nju Jork
Me keqardhje të madhe sot lexova lajmin në portalet vendore të lajmeve të rrethit të Ulqinit, ulqinionline dhe lajmengaulqini, se të ënjten në mëngjes ndërroi jetë mësuesja e parë e atyre anëve, Rrukije Lika Shaba në moshën 73-vjeçare, një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Grave. Ky lajm për vdekjen e parakohshme të mësueses Rrukije më tronditi shumë siç besoj se ka tronditur edhe shumë të afërm të saj, dashamirë, kolegë dhe ish-nxënës të saj siç jam edhe unë, megjithëse ishte për një kohë shumë të shkurtër, në verën e vitit 1964, por që më ka mbetur përgjithmonë në kujtim.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “756” të revistës Koha Javore