Autori ka treguar se ka punuar një kohë të gjatë për përgatitjen e librit, i cili sipas tij përbën një histori ku është bërë përpjekje që të jetë sa më reale duke thënë të vërtetën e argumentuar
Ulqin – Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të shtunën mbrëma u përurua libri “Kisha Katolike në trevat shqiptare” i klerikut dhe studiuesit dr. Dom Nikë Ukgjini.
Në librin e tij autori trajton çështje të ndryshme që lidhen me veprimtarinë e Kishës Katolike në hapësirat shqiptare në Ballkan përgjatë dhjetë shekujve, duke filluar nga shekulli XI deri në ditët e sotme.
Prof. Dr. Edmond Malaj nga Qendra e Studimeve Albanologjike – Tiranë ka thënë se dr. Dom Nikë Ukgjini me këtë libër i ka dhënë lexuesit shqiptar një vepër shumë të kërkuar në lidhje me historinë e pahulumtuar përfundimisht të Kishës Katolike në trevat shqiptare.
“Autori ka sjellë për lexuesit dhe studiuesit shqiptarë një punim të munguar tashmë të historisë së Kishës Katolike në trojet shqiptare”, është shprehur ai. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “755” të revistës Koha Javore