Duke marrë parasysh rrethanat shoqërore që kanë përjetuar shqiptarët në të kaluarën, në literaturën në gjuhën shqipe kanë munguar studimet me tematikë mbi partitë politike dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e demokracisë dhe raporteve shoqërore
Dr. Nail Draga
Një dukuri e tillë nuk është befasi, sepse shqiptarët kanë jetuar në sisteme moniste, me qasje ekskluzive ideologjike, duke eliminuar mendimin ndryshe. Madje, çdo tentim i shprehjes së mendimit që nuk ishte në kursin partiak ishte i papranueshëm, ku pasojat kanë qenë evidente. Vetëm pas shëmbjes së sistemit monist, duke filluar me rënien e murit të Berlinit (nëntor 1989), filloi një frymëmarrje e re shoqërore. Ishte pikërisht ky vit që paralajmëroi pluralizmin politik dhe vendosjen e demokracisë parlamentare në vendet e ish-kampit socialist në Europën Juglindore, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “753” të revistës Koha Javore