Vepra e Luigj Dedvukajt, “Ceremoniali i dasmës në Hot” është studim me vlerë të lartë në fushën e trashëgimisë kulturore të Malësisë së Madhe. Vepër e cila e ruan nga harresa jo vetëm ritualin e dasmës tradicionale në Hot, por edhe vokabularin burimor dhe traditën gojore. Vepër e cila, do të shënojë një kthesë në metodologjinë e trajtimit të trashëgimisë kulturore të Malësinë e Madhe
Xhoana Perkaj
Tema e veprës është studimi i dasmës tradicionale në fisin e Hotit (Malësi e Madhe). Libri përbëhet nga gjashtë kaptina: I Përshkrimi i Hotit, II Relacionet martesore, III Përgatitja për martesë, IV Dasma, V Pas dasma dhe VI Elemente të reja të dasmës hotjane.
Në Kreun e parë është dhënë një vështrim i shkurtër gjeografik, historik, social/psikologjik dhe etnokulturor i trevës së fisit të Hotit.
Kreu i dytë flet për institucionet që kanë të bëjnë me martesën tradicionale: institucioni i shkuesit, emërimi, fejesa, dhe akti i martesës.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore