Ky kërkues i pasurive folklorike, në epikën legjendare ka hulumtuar shumë dhe në arkiva ku ruhen koleksione të epikës legjendare, të mbledhura nga studiues të kohëve të kaluara e këtë e ka bërë jo vetëm në Kosovë e në Shqipëri, por dhe në Arkivin e Harvardit në ShBA, si dhe në Arkivin ku ruhen koleksionet e M. Lambercit në Vjenë të Austrisë
Për Koha Javore: Prof. Dr. Mark Tirta / Tiranë
Ky kërkues i pasurive folklorike, në epikën legjendare ka hulumtuar shumë dhe në arkiva ku ruhen koleksione të epikës legjendare, të mbledhura nga studjues të kohëve të kaluara e këtë e ka bërë jo vetëm në Kosovë e në Shqipëri, por dhe në Arkivin e Harvardit në ShBA, si dhe në Arkivin ku ruhen koleksionet e M. Lambercit në Vjenë të Austrisë. Ka qëndruar 2 herë, 2002 e 2007, në Harvard, ku ka hulumtuar në koleksionet e studiuesit Milman Parry, në epikën gojore shqiptare, të mbledhur të incizuar më 1934-1935 në Sanxhakun e Novi Pazarit. Ky koleksion vlerësohet si më i madhi në ShBA e me të janë shkruar shumë disertacione doktoraturash e shumë studime të tjera. Në Harvard, Zymer U. Neziri ka hulumtuar dhe në koleksionet e studiuesit Albert Lord, këngë epike të Shqipërisë së Veriut, ku ka eksploruar më 1937. Në këtë mbledhje të A.Lord janë mbi 20.000 vargje nga Eposi i Kreshnikëve.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore