Plavë – “Projektet evropiane fitojnë kuptim të drejtë kur i sjellin dobi konkrete popullit dhe hapin mundësi të reja për zhvillim të bashkësisë lokale”, ka thënë kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mbi realizimin e projektit të Bashkimit Evropian “Pazar Point” me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, të enjten, më 10 shtator 2026, në mjediset e Komunës në Plavë.
Konferencën me rastin e fillimit të realizimit të projektit e ka hapur koordinatori i projektit për Komunën e Plavës, Merdin Purishiq, i cili ka prezantuar qëllimet kryesore, aktivitetet e planifikuara dhe rezultatet e pritura.
Projekti “Pazar Point” realizohet në kuadër të Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2021-2027, me mbështetje të Bashkimit Evropian. Vlera e tërësishme e projektit është 613 463.10 euro, nga të cilat Bashkimi Evropian financon 521 443.64 euro, respektivisht 85 për qind të mjeteve financiare. Komuna e Plavë është udhëheqëse e projektit, kurse projekti do të zgjasë 30 muaj.
Projekti është i orientuar në zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, valorizim të trashëgimisë kulturore e natyrore dhe fuqizim të ekonomisë lokale në Plavë. Është planifikuar avancimi i ofertës së më së paku 50 ofruesve ekzistues të rinj të shërbimeve turistike, si dhe mbështetja për më së paku 40 amvisëri nga vendbanimet Meteh dhe Rugovë të komunës së Pejës, përmes investimeve të vogla, trajnimeve dhe mentorimit.
Me projekt është paraparë edhe vendosja e zyrave për turizmin tejkufitar në Plavë dhe Pejë, harmonizimi i strategjisë së përbashkët të turizmit të qëndrueshëm, aktivitetet promovuese dhe lidhshmëria e prodhuesve lokalë dhe shoqatave turistike.
Turizmi është njëra ndër lëmitë kyçe të bashkëpunimit në kuadër të projektit, ndërsa organizatat turistike kanë rol të rëndësishëm në lidhshmërinë e destinacioneve, promovimin e ofertave dhe krijimin e mundësive të reja për aktorët lokalë turistikë, mbi të cilat është folur në konferencë.
Projekti i cili financohet nga BE dhe bashkëfinancohet nga të dyja komunat, synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, promovimin e turizmit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të Plavës dhe Pejës.
Plava dhe Peja mbeten plotësisht të përkushtuara në avancimin e partneriteteve të tilla që kontribuojnë në zhvillimin e promovimin e rajoneve në të dy anët e kufirit.
Partnerë në realizimin e projektit “Pazar Point”, krahas komunave të Plavës dhe Pejës, janë
Shoqata e Biznesit të Grave të Malit të Zi dhe Promovimi i Menaxhimit të Trashëgimisë – Kosova Perëndimore.
Sh. Hasangjekaj
