Pjesëmarrës 73 shahistë

Për të dytin vit me radhë, të shtunën (20 qershor 2026) në restorantin “Toni Grill” në Ulqin është mbajtur Turneu ndërkombëtar rapid në shah, ku kanë marrë pjesë 73 shahistë nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Serbia, Rusia, Moldavia etj.
Vendin e parë e ka fituar mjeshtri i shahut Yaksin Oleg nga Rusia, vendin e dytë mjeshtri ndërkombëtar Nderim Saraçi nga Kosova, ndërsa nga Klubi i Shahut “Otrant” – Ulqin lojtari më i mirë është zgjedhur Gani Bisha.
Turneu është organizuar nga klubi vendor i shahut “Otrant”, me mbështetjen e Federatës së Shahut të Malit të Zi, Komunës së Ulqinit, si dhe ndërmarrjeve “Toni Grill” dhe “Tafica Dental”.
Organizatorët theksojnë se qëllimi është që ky turne në të ardhmen të bëhet tradicional.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat