Shkoi në Amerikë, vendlindjes i dhuroi një perlë artistike

Haxhi Zeneli është një personalitet i rrallë, i cili nuk shkoi në Amerikë për t’u pasuruar me dollarë. Ai e pasuroi vendlindjen, kontribuoi shumë me këngë popullore, të cilat i këndoi dhe i mblodhi, por edhe shkroi. Ai u la një pasuri të madhe shqiptarëve jo vetëm në Anë të Malit e Ulqin, por në përgjithësi. Ai është një xhevahir i kësaj treve, i cili na dhuroi një libër të rrallë, që është pasuri kombëtare dhe duhet të gjendet në bibliotekat shkollore dhe shtëpiake

Haxhi Zeneli u lind në fshatin Shtodër të Anës së Malit. Buzë brigjeve të Bunës e kaloi fëmijërinë, gjimnazin e kreu në Ulqin, ndërsa shkollimin e lartë në Kosovë. U kthye në vendlindje, ku ishte anëtar i Shoqatës Kulturore-Artistike “Zgjimi” – Sukubinë, e cila punonte në zgjimin kulturor, ruajtjen e këngës e valles popullore shqipe, pasurisë shpirtërore të trevës së kësaj ane.

I kthyer, i papunë dhe në rrethana jo të favorshme, në vitin 1985 ai merr rrugën e mërgimit dhe vendoset në Nju Jork. Menduan se e la vendlindjen dhe këngën popullore! Jo! Ajo i mbeti në shpirt dhe këngën popullore e këndonte, e donte shumë bile dhe në Prishtinë incizoi disa këngë popullore të kësaj ane. Kënga do ta mbante gjallë shpirtin e tij artistik


I kthyer, i papunë dhe në rrethana jo të favorshme, në vitin 1985 ai merr rrugën e mërgimit dhe vendoset në Nju Jork. Menduan se e la vendlindjen dhe këngën popullore! Jo! Ajo i mbeti në shpirt dhe këngën popullore e këndonte, e donte shumë bile dhe në Prishtinë incizoi disa këngë popullore të kësaj ane. Kënga do ta mbante gjallë shpirtin e tij artistik. Ashtu edhe ndodhi.
Ai kishte mbledhur shumë këngë popullore. Këndoi edhe këngë epike, sepse ishte koha kur populli shqiptar ishte i rrezikuar, kur ndërgjegjja kombëtare ngrihej me këngë në koncerte dhe dasma.
Haxhi Zeneli e donte dhe e këndonte këngën burimore anamalse, ulqinake dhe shkodrane, por edhe këngën e mirëfilltë shqiptare. Në vitin 2017 ai përgatiti një libër, një xhevahir që ia dhuroi vendlindjes, me titullin “Me këngë nga vendlindja në Amerikë”, që e botoi Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Redaktor i librit është Dr. Nail Draga, recensent Isa Alibali nga Shkodra, i cili shkroi dhe e njihte mirë këngën shkodrane, po ashtu recensent Ali Salaj, lektor Sabri Halili, redaktor teknik Gazmend Çitaku, kurse kopertinën e punoi piktori i talentuar i kësaj ane Agron Ujkashi.
Në kopertinë janë dy muzikantë të njohur anamalas, të cilët e mbajtën gjallë popullin e kësaj treve me këngë: Faik Nuzi dhe Sylo Xhafa, të cilët i vendosi në këtë libër duke nderuar veprën e tyre. Në libër përmendet edhe Fiqiri Dabi – Fiqoja nga Bojku, i cili me Shaban Gjekën e mbajtën gjallë këngën popullore të këtyre trevave. Në libër shkruhet edhe për ahengun ulqinak, Rexhep Abazin, Fiqiri Hasanagën etj..
Haxhiu këndoi dhe bëri përpjekje të mëdha për ta ruajtur këngën popullore burimore, pa e përzier me tallava. Përveçse mblodhi këngë popullore të kësaj ane, ai edhe shkroi shumë këngë dhe kompozoi këngë popullore. Incizoi disqe, që u shpërndanë shqiptarëve të Amerikës, por edhe këndej.
Një këngë e veçantë është “Kënga për Dul Selimin – Zenelin”, të atin e tij, i cili ishte njeri i dashur, por edhe këngëtar që vdiq para kohe. Po ashtu Haxhi Zeneli këndon edhe këngën “Lumi Buna”, që e deshi shumë dhe e shkroi dhe e kompozoi. Po ashtu edhe Paulin Shtjefni i shkroi këngën “Syni i kaltër”, të cilën e kompozoi kompozitori i madh shkodran, Pjetër Gaci. Kompozitori Mark Kaftalli i kompozoi shumë këngë Haxhi Zenelit, të cilat janë vendosur me nota në këtë libër. Po ashtu edhe kënga “Buzë liqenit”, e shkruar nga A. Bisha është në këtë libër. Me nota është edhe kënga “Moj Kosovë, kështjellë burrërie” si dhe ajo ulqinake “Kënga e Tahirit”.
Haxhi Zeneli është një personalitet i rrallë, i cili nuk shkoi në Amerikë për t’u pasuruar me dollarë. Ai e pasuroi vendlindjen, kontribuoi shumë me këngë popullore, të cilat i këndoi dhe i mblodhi, por edhe shkroi. Ai u la një pasuri të madhe shqiptarëve, jo vetëm në Anë të Malit e Ulqin, por në përgjithësi. Ai është një xhevahir i kësaj treve, i cili na dhuroi një libër të rrallë, që është pasuri kombëtare dhe duhet të gjendet në bibliotekat shkollore dhe shtëpiake. Është një dashamirës i kulturës, posaçërisht i këngës popullore.
Më vjen mirë që është nga ana ime, por ai është i të gjithë shqiptarëve.

Asllan Bisha

Të fundit

më të lexuarat