Mbahet trajnimi për prodhimin në sera

Plavë – Bashkëpunimi shumëvjeçar i Komunës së Plavës me Agjencinë turke për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim “TIKA” ka vazhduar përmes projektit të ri të trajnimit lidhur me prodhimtarinë kopshtare në ambiente të mbrojtur.
Në fakt, Agjencia turke për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim “TIKA”, në bashkëpunim me Institucionin Alata për hulumtime hortikulturale të Ministrisë së bujqësisë dhe pylltarisë të Republikës së Turqisë, ka realizuar edukimin gjatë të cilit prodhuesit bujqësor të komunave të Plavës dhe Gucisë kanë pasur rast që të njoftohen me trendët më të reja të prodhimit në sera.
Në edukim kanë qenë të pranishëm prodhuesit e interesuar bujqësor, si dhe këshillëdhënësit për bujqësi të komunave të Plavës dhe Gucisë.
Gjatë kohës sa ka zgjatur programi i edukimit, përveç prezantimeve profesioniste të specialistëve eminent në këtë lëmi, ka pasuar edhe pjesa praktike e stërvitjes.
Në fund të programit edukativ është organizuar në Rozhajë edhe dorëzimi solemn i certifikatave, në të cilin kanë qenë të pranishëm: përfaqësuesit e Agjencisë turke për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim “TIKA”, në krye me koordinatorin në Podgoricë, zotërinë Abdurahman Toprak, ekspertin për projekte të bujqësisë së Agjencisë turke për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim “TIKA”, Ali Kurti, ligjëruesit e Institucionit Alata për hulumtime hortikulturale të Ministrisë së bujqësisë dhe pylltarisë të Republikës së Turqisë, kryetarët: i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, i Komunës së Rozhajës, Rahman Husoviq, dhe i Komunës së Petnjicës, Samir Agoviq.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat