Mbështetje reciproke në ideimin dhe organizimin e programeve

Guci – Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Popujve Pakicë të Malit të Zi, Sallko Lluboder, dhe kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, të enjten, më 15 korrik 2021, nënshkruan në Podgoricë marrëveshjen për bashkëpunim, thuhet në njoftimin për media nga Komuna e Gucisë.
Në marrëveshje përcaktohet mbështetja reciproke në ideimin dhe organizimin e programeve të cilët promovojnë kulturat e popujve pakicë dhe afirmojnë multikuturën, si dhe zhvillimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit me Diasporën në planin e kulturës dhe artit, bashkëpunimin programor me institucione dhe subjekte të kulturës në Komunën e Gucisë, e të gjitha, me qëllim të nxitjes edhe më të fuqishme të krijimtarisë kulturore dhe artistike në Guci.
Bashkëpunimi dhe qëllimet e parashtruara do të realizohen përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore, arsimore dhe artistike, në bashkëpunim me Komunën e Gucisë, po ashtu edhe me mbështetjen e institucioneve kulturore të kësaj komune.
Kryetares së Komunës, Anella Çekiq, dhe drejtoreshës së Qendrës për Kulturë të Gucisë, Llejlla Balliq, u janë dorëzuar ekzemplarët e botimit reprezentues të Leksikonit të piktorëve të popujve pakicë “Saga e dritës”.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat