Tuz – Një numër i konsiderueshëm i nxënësve nga shkollat fillore në Malësi, i janë përgjigjur thirrjes publike të Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale të Komunës së Tuzit, për të marrë pjesë në garën, dedikuar zbulimit të talentëve të rinj në artin figurativ, (pikturë).
Aktiviteti i titulluar “Koloriti i vendit tonë” nisi këtë fillim- javë në Tuz, me prezantimin e punimeve të nxënësve, të ekspozuara në qendër të Tuzit, ndërsa sipas organizatorëve, ky aktivitet do të zgjasë plot katër ditë, dhe do të zhvillohet nëpër hapësira të ndryshme publike në Malësi.
“Me qëllim të edukimit dhe nxitjes së talenteve të reja të pikturës dhe promovimin e bukurive natyrore të komunës sonë”, theksohet në njoftimin e këtij sekterariati.
Aktiviteti në fjalë do të përmbyllet më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ku pikturat më të mira të cilat do të ekspozohen, do të shpërblehen.
t. u.
