
Në disa vitet e fundit, librat elektronikë janë bërë një shtyllë kryesore e industrisë së botimeve. Teknologjia dixhitale sigurisht që ka pasur një efekt të thellë në industrinë tradicionale të botimit dhe shitjes të librave, por a i ka dhënë librit një jetë të re? Në një moment dukej sikur rritja e librave elektronikë me çmime të zbritura dhe lexuesit elektronikë si Amazon Kindle dhe Barnes përbënin një kërcënim ekzistencial për botuesit dhe shitësit e librave.
Jeta jonë është konsumuar tashmë nga teknologjia. A ndihet dikush tjetër i prekur plotësisht kur bëhet fjalë për teknologjinë? Jam shumë e sigurt që jo vetëm unë, por edhe shumica e njerëzve kalojnë të paktën tre orë në ditë në celular. Mirë , është më shumë si gjashtë, por është e turpshme ta thuash këtë. Dhe pastaj jam duke punuar në laptopin -kompjutrin tim për punë. E në mbrëmje, unë vendos për shpërqendrim një film të mirë tek Netflix ose Filma24 dhe oh po jam serbisht pranë ekranit. Lind pyetja: a na duhen vërtet edhe librat elektronikë me gjithë këtë teknologji që kemi në dorë? Më pëlqen të lexoj herët në mëngjes para se telefoni dhe njoftimet në mediat sociale të fillojnë të ndizen.
Në disa vitet e fundit, librat elektronikë janë bërë një shtyllë kryesore e industrisë së botimeve. Teknologjia dixhitale sigurisht që ka pasur një efekt të thellë në industrinë tradicionale të botimit dhe shitjes të librave, por a i ka dhënë librit një jetë të re? Në një moment dukej sikur rritja e librave elektronikë me çmime të zbritura dhe lexuesit elektronikë si Amazon Kindle dhe Barnes përbënin një kërcënim ekzistencial për botuesit dhe shitësit e librave
Leximi i një libri është në vetvete një përvojë, që librat elektronikë nuk i sjellin dot. Rutina ime e mëngjesit fillon me një filxhan kafeje dhe një orë lexim. Mëngjeset e mia janë koha ime e preferuar për t’u ulur me një libër të mirë; mendja ime është pa rrëmujë, është e qetë dhe pa shqetësime. Një libër elektronik nuk ka të njëjtën përvojë. Ku është aroma e re e librit? Apo aroma e librit të vjetër? Apo gëzimi për të shfletuar faqet dhe për të parë sa kanë mbetur për të lexuar? Po ajo ndjesia e lenë kur mbyllin librin kur e kemi mbaruar. Pastaj blerja e librave .
Është tërësisht një ndjesi tjetër të futesh në librari dhe të jesh e rrethuar me libra dhe njerëz të kërkosh të blesh një libër ku jo rrallë mund të përfundosh duke blerë më shumë se atë që ke kërkuar. Në shumë qyteza mund të gjesh edhe shitjen e librave neper rrugice ku me fat ndihesh kur gjen një botim të vjetër që nuk është ribotuar . Ndoshta (e-libraria ) ju kursen kohë në gjetjen e librave, ama jo të gjithë librat i gjeni të dixhitalizuar.
Në rregull se librat nuk janë aq praktikë për udhëtime , nëse jeni një lexues serial, mbushja e një valixhe me libra thjesht nuk është një mundësi e vlefshme kur jeni rrugës. Ju gjithmonë mund të sillni vetëm një libër dhe ta lini pas kudo që të jeni, me shpresat që dikush tjetër ta marrë atë dhe të dashurohet, por nëse jeni si unë, do ta keni të vështirë të ndaheni me diçka që jeni lidhur.
Ju do të kurseni aq shumë hapësirë në bagazhet tuaja kur jeni duke udhëtuar me librat elektronikë. Një lexues elektronik mban me vete qindra libra elektronikë ndërsa jeni në rrugë. Edhe kopja prej 700 faqesh e Uliksit të Xhejms Xhojs(të cilën tani po e lexoj) reduktohet në një lexues elektronik të hollë, të lehtë. Nuk zë aspak hapësirë.
Ju nuk do të përfundoni duke lexuar libra të ndyrë në udhëtimet tuaja (ose në përgjithësi) Ky është ndoshta plusi im më i madh për ebooks. Nëse jeni duke udhëtuar dhe ju mbarojnë librat, ka shumë mundësi që hoteli juaj të ketë një raft librash falas. Ose ka një bibliotekë falas diku. Por a keni parë ndonjëherë se çfarë lloj librash janë huazuar atje? Pakujdesia e lexuesve të ndryshëm, derdhja e ushqimeve , lëngjeve deri te shkatërrimi i fletave me librat dixhitalizuar këto nuk janë problem.
Librat elektronikë janë gjithmonë më të lirë se librat fizik. Vlen të kontrolloni çmimin në internet para se të blini versionin fizik. Ekziston edhe një seksion i tërë i “Kindle Books Free Today”. Dhe, së fundmi, librat klasikë janë zakonisht dukshëm më të lirë në formë ebook – shpesh edhe falas.
Pra, a duhet të bëheni një lexues elektronik?
Po, ju mund të bëheni një lexues elektronik, përdorni atë për ta bërë jetën tuaj pak më të lehtë, nëse kjo do të thotë të udhëtoni më lehtë, të kurseni para ose të lexoni atë që dëshironi të lexoni në të vërtetë.
Unë ndihem shumë më mirë rreth librave fizikë që ofrojnë një përvojë krejtësisht të ndryshme në krahasim me librat elektronik … të paktën për mua. Jam rritur duke u tërhequr nga bibliotekat dhe librarit – në një kohë kur letërsia ishte forma ime e vetme e argëtimit . Dhe si e tillë gjithnjë do preferoj leximin antik përkundrejt leximit të dixhitalizuar. Gjithsesi cilën do nga metodat e leximit të zgjidhni rendësi ka që ju po lexoni!
