Mikropoezia si larmi formash e shprehjes poetike

Një nga poetet më të famshme të mikropoezisë është Rupi Kaur .” Libri &Milk Honey” është përkthyer në 39 gjuhë dhe është shitur në 5 milionë kopje, ky libër e ka kthyer Kaur në një nga poetet më të njohura të momentit. Kaur është autorja e dy librave të tjerë, të titulluar:” The sun and her flower” dhe” Homebody”. Kaur nuk është autorja e parë që solli mikropoezinë , po të marrim format e mikropoezisë si Haiku kemi autorë të tillë si Matsuo Basho, Lao Tzu, Jack Keruoac,Ezra Pound etj

Donika Lulgjuraj

Platformat sociale si : Instagram , Facebook , Pinterest, Tumblr , Twitter etj u japin mundësi artisteve të shpalosin artin e tyre.Pikërisht në këto platforma, në dekadat e fundit vihen re edhe rritja e të ashtuquajturës mikropoezi. Po çfarë është mikropoezia? Mikropoezia është një term kolektiv për një larmi formash të ndryshme të poezisë së shkurtër. Si një art poetik, në të vërtetë nuk ka ndonjë rregull.

Mikropoezia është poezi e shkurtër ,që mund të përbëhet nga pak fjalë , mendime , ndjesi. Pikërisht për nga shkurtësia si formë e saj mund të rrezikojë plagjiaturën. Imagjinoni diku në një vend të botës dikush si ju ka shkruar të njëjtat fjalë dhe vargje. Kujt i takon autorësia në këtë rast? Atij që e ka krijuar i pari! Po në qoftë se ju të dy e keni menduar po në të njëjtën kohë? Kujt i takon autorësia meqenëse mendimi ka ardhur në të njëjtën kohë? Në këtë rast autorësia do t’i njihet atij që e publikon i pari!!

Megjithëse përbëhet nga forma të caktuara të poezisë së shkurtër me rregulla fikse si haiku, tanka, senryu dhe gogyohka, kjo formë e poezisë nuk ka as kufizime të gjatësisë së karakterit real. Kufijtë përcaktohen nga mediumi me të cilin po ndahen, dhe gjithashtu ajo linjë e padukshme ku mikropoezia bëhet një poezi me gjatësi të rregullt. Vetëm hashtagu #mikropoetry ka 1.1milion përdorime në Instagram.Një nga poetet më të famshme të mikropoezisë është Rupi Kaur .” Libri &Milk Honey” është përkthyer në 39 gjuhë dhe është shitur në 5 milionë kopje, ky libër e ka kthyer Kaur në një nga poetet më të njohura të momentit. Kaur është autorja e dy librave të tjerë, të titulluar:” The sun and her flower” dhe” Homebody”.
Kaur nuk është autorja e parë që solli mikropoezinë , po të marrim format e mikropoezisë si Haiku kemi autorë të tillë si Matsuo Basho, Lao Tzu, Jack Keruoac,Ezra Pound etj.

“m’ke prekë n ‘shpirt
pa m’prekë n ‘trup” Rupi Kaur

“qysh e kthen
nji zjarr pylli si unë
aq butë si nji rrjedhë uji”. Rupi Kaur

Pse të bërit mikropoezi paraqet rrezikshmëri? Mikropoezia është poezi e shkurtër ,që mund të përbëhet nga pak fjalë , mendime , ndjesi. Pikërisht për nga shkurtësia si formë e saj mund të rrezikojë plagjiaturën. Imagjinoni diku në një vend të botës dikush si ju ka shkruar të njëjtat fjalë dhe vargje. Kujt i takon autorësia në këtë rast? Atij që e ka krijuar i pari! Po në qoftë se ju të dy e keni menduar po në të njëjtën kohë? Kujt i takon autorësia meqenëse mendimi ka ardhur në të njëjtën kohë? Në këtë rast autorësia do t’i njihet atij që e publikon i pari!!
Ta quajmë apo jo mikropoezinë art? Gjykimi se poezitë e shkurtra nuk meritojnë të quhen poezi ose art në përgjithësi do ishte i gabuar, vetë poezia si ajo e shkurtër apo si ajo e gjatë ka të njëjtin mision përcjelljen e ndjesisë dhe të bukurës.
Në fund të fundit krijimi dhe leximi i mikropoezisë mbetet çështje shijesh individuale.

Të fundit

më të lexuarat