Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Albania Cup”, i cili është zhvilluar në Tiranë (24 maj 2026), duke mbledhur rreth 300 sportistë nga pesë shtete.
Ky klub u përfaqësua me 22 garues, të cilët bënë një paraqitje të shkëlqyeshme, duke fituar 19 medalje (tetë medalje të arta, tetë medalje të argjendta dhe tri medalje të bronzta) dhe tri trofe.
Në deklaratën për shtyp thuhet se garuesit më të suksesshëm të KT “Ulqini” ishin Rea Nelaj, Nermin Sulejmanoviq dhe Denis Çoboviq, të cilët realizuan nga tri fitore gjatë turneut.
Me tri fitore të njëpasnjëshme dhe paraqitje të jashtëzakonshme, Rea Nelaj u shpall garuesja më e mirë e turneut në kategorinë Children, duke fituar edhe trofeun përkatës.
Medalje të arta fituan Rea Nelaj, Denis Çoboviq, Nermin Sulejmanoviq, Nejra Dervisheviq, Rajana Bogdanoviq, Adna Sulejmanoviq, Gani Resulbegoviq dhe Muhamed Dermaja, medalje të argjendta Armend Lula, Haris Tivari, Rasim Kraja, Xhenan Tivari, Xhihan Maniq, Zejnel Begu, Esila Paçarizi dhe Sajdira Bogdanoviq, si dhe medalje të bronzta Jamin Dervishi, Jaman Lazoja dhe Diar Bushatliq.
Ky sukses në garat individuale u kurorëzua me renditjen ekipore, ku KT “Ulqini” u shpall klubi më i suksesshëm i turneut, duke fituar trofeun e vendit të parë. Ndërkaq, trofeu tjetër i takoi KT “Ulqini”-t për vendin e tretë në kategorinë e kadetëve.
(Kohapress)
