Qeveria e Malit të Zi ka bërë përparim të madh në rrugën evropiane

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, njëherësh i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, para pak ditësh në një intervistë të gjatë dhënë Radios Evropa e Lirë, i pyetur se a do ta rishqyrtonte SHBA-ja marrëdhënien me Malin e Zi, në rast se partitë e ish-koalicionit të Frontit Demokratik i bashkohen Qeverisë, ai ka thënë se është herët për të folur se si do të mund të ishte lidhja e SHBA-së me parti kundër Perëndimit, kundër NATO-s, në koalicion.
“Mirëpo, ekziston rrezik dhe këtë gjë e kemi ngritur me kryeministrin dhe presidentin” ka thënë Escobar.
Më tutje z. Escobar duke iu përgjigjur pyetjes së radhës se çfarë ndodh nëse ata i bashkohen Qeverisë, ai ka thënë sërish se, është herët që të flasë për këtë, duke theksuar se kjo Qeveri e Malit të Zi është shumë e re, por, megjithatë, ka shtuar ai, ka bërë përparim të madh në rrugën evropiane dhe ka bërë përparim të madh në krijimin e themeleve për t’u bërë anëtare me prirje perëndimore e Bashkimit Evropian.
“Prandaj, gjëja më e rëndësishme tani për Malin e Zi, është që të mbështesë gjithçka që po bën kryeministri” është shprehur Escobar.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat