Në fokus shkëmbimii përvojave më tëmira në zbatimin e reformave arsimore

Podgoricë – Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të Zi, Angjella Jakshiq – Stojanoviq, zhvilloi një takim dypalësh me ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku.
Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës thuhet se gjatë takimit ministri Çeku dhe ministrja Jakshiq – Stojanoviq diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në hartimin dhe zbatimin e reformave arsimore.
“Ministri Çeku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësor në funksion të ndërtimit të politikave të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në arsim”, thekson deklarata, dhe se të dy ministrat u pajtuan për vazhdimin e komunikimit dhe koordinimit institucional për realizimin e objektivave të përbashkëta në këto fusha.
E pranishme në takim ishte edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Podgoricë, Ariana Zherka – Hoxha.
Ministri Çeku mori pjesë në konferencën ministrore rajonale të mbajtur në Parkun Shkencor-Teknologjik të Malit të Zi, ku u prezantuan rezultatet e hulumtimit ndërkombëtar mbi mësimdhënien dhe mësimnxënien – TALIS (Teaching and Learning International Survey), ku kanë marrë pjesë pesë vende të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Hulumtimi është kryer nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) gjatë vitit 2024, në bashkëpunim me UNICEF-in dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat