Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka mbajtur të shtunën (16 maj 2026) në Ulqin Kuvendin VIII zgjedhor, ku kryetari i deritashëm Mehmed Zenka është rizgjedhur kryetar i kësaj partie politike shqiptare.
Në njoftim për media thuhet se në Kuvend kanë marrë pjesë 102 delegatë.
Përpos kryetarit, Kuvendi ka zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Qendror të UDSH-së. Anëtarë të Këshillit Qendror janë zgjedhur: Hadixha Gjoni, Jasmina Hasa, Valon Dasharami, Gazmond Kaleziq, Nexhad Hasanaga, Halil Truma, Selim Karamanaga, Besart Resulani, Kasem Hoxhiq, Bjondina Kim Mehmeti, Besim Kaleziqi, Samir Tafili, Nuro Shata, Admir Hoxha, Gazmire Hasanaga, Januz Muharremi, Enis Gjokaj, Emin Lulanaj, Amina Nikaj, Azem Gjokaj, Enis Haxhaj, Enes Gjokaj, Muharrem Hasani, Medo Gjokaj, Emin Beqaj, Igballa Gjokaj, Rasim Dreshaj, Agron Dedushaj, Dardan Qosaj, Florian Gjonbalaj, Andi Prelvukaj dhe Bekim Prelvukaj.
UDSH është themeluar më 21 nëntor 1993 dhe është partia e dytë politike shqiptare, pas Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Kryetari i UDSH-së, Mehmed Zenka, është njëherazi edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi.
Në Kuvend nuk ishin të ftuara mediat.
(Kohapress)
