I rëndësishëm komunikimi i përhershëm me përfaqësues të popujve pakicë

Podgoricë – Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq është takuar të martën (05 mars 2024), me përfaqësuesit e popujve pakicë në Mal të Zi, me Genci Nimanbegun nga Forca e Re Demokratike, Nikë Gjeloshajn (Alternativa Shqiptare), Mehmet Zenkën (Unioni Demokratik i Shqiptarëve), Ervin Ibrahimoviqin dhe Damir Gutiqin (Partia Boshnjake), Andrija Vuksanoviqin (Iniciativa Qytetare Kroate) dhe Fatmir Gjekën nga Partia Demokratike.
Nga Zyra e kreut të qeverisë bëhet e ditur se temë e diskutimit ka qenë situata politike aktuale në vend, ku janë konstatuar rezultatet e shkëlqyeshme në planin e integrimeve evropiane, ndërsa është theksuar kontributi i partive të pakicave, veçanërisht në pjesën e votimit për emërimet në jurisprudencë.
“Kryeministri Spajiq, i ka njoftuar bashkëbiseduesit për hapat e mëtejshëm të cilët do të çojnë deri tek plotësimi i qëllimit më të rëndësishëm në këtë moment, dhe ky është marrja e Raportit mbi përmbushjen e masave të përkohshme (IBAR), në gjysmën e parë të vitit. Në bisedim është theksuar se në këtë drejtim, partitë e pakicave do të ofrojnë mbështetje të pa rezervë, sepse edhe për ata, Unioni Evropian është e vetmja perspektivë e duhur e Malit të Zi”, njoftohet nga Qeveria.
Ndërkohë, është thënë se mesazhet e fuqishme nga qendrat më të mëdha evropiane, janë tregues i qartë se dyert në familjen evropiane janë gjerësisht të hapura.
Kryeministri Spajiq, i ka njoftuar bashkëbiseduesit mbi interesimin e partnerëve ndërkombëtarë për të ndihmuar në reformat e domosdoshme për avancimin e sistemit.
Më tej, siç bëhet e ditur, në këtë takim është arritur në konkluzionin se, është jashtëzakonisht i rëndësishëm vazhdimi i komunikimit të përhershëm të cilin e ka kreu i qeverisë me përfaqësuesit e popujve pakicë në Mal të Zi.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat