Kur ëndrra bëhet realitet

Ai ishte largpamës, ambicioz, gastronom i talentuar dhe së shpejti në vitet e tranzicionit fillon ta plotësojë vizionin dhe ëndrrën e tij të rinisë. Ishte ky vizioni i një njeriu me inteligjencë të jashtëzakonshme. Ëndrra dhe vizioni i tij - t’i kthehet vendlindjes buzë liqenit, të krijojë familjen dhe të fillojë punën në gastronomi në një vend ku kishte veç gjelbërim, peshkatarë, kalimtarë të rrallë, një plazh të vogël piktoreske dhe ujë të pafund, por një ambient magjepsës dhe i jashtëzakonshëm për sy dhe shpirt, së shpejti bëhet realitet

Ismet Karamanaga

Shumë qytetarë të qytetit tonë të Ulqinit apo nga Mali i Zi, Shkodra dhe nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, vite me radhë vizitojnë restorantin “REAL“ buzë liqenit të Shkodrës të pronarit Hilmi Rudaçi. Restoranti gjendet veç pak kilometra larg nga qyteti i Shkodrës, në Shirokë, vetëm pak metra nga bregu i liqenit më të bukur në Evropë.
Restoranti i ka hapur dyert në vitin 1996, në kohën e tranzicionit, kur pronari Hilmi Rudaçi, i lindur në Anën e Malit, i kthehet vendlindjes. Përvoja e fituar pas përfundimit të shkollës në vitin 1980 në restorante të ndryshme në Shkodër, në gastronomi, bënë që Hilmiu të bëjë hapat e parë të biznesit e tij. Ai ishte largpamës, ambicioz, gastronom i talentuar dhe së shpejti në vitet e tranzicionit fillon ta plotësojë vizionin dhe ëndrrën e tij të rinisë. Ishte ky vizioni i një njeriu me inteligjencë të jashtëzakonshme. Ëndrra dhe vizioni i tij – t’i kthehet vendlindjes buzë liqenit, të krijojë familjen dhe të fillojë punën në gastronomi në një vend ku kishte veç gjelbërim, peshkatarë, kalimtarë të rrallë, një plazh të vogël piktoreske dhe ujë të pafund, por një ambient magjepsës dhe i jashtëzakonshëm për sy dhe shpirt, së shpejti bëhet realitet.
Si adhurues i klubit më të njohur në botë, “Real Madridit”, restorantin e emërton “REAL” dhe ky emër më vonë bëhet sinonim i një gastronomie të lartë dhe të rrallë. Kualiteti, mikpritja dhe ushqimi tradicional sjell edhe mysafirët e parë në këtë pjesë të parajsës në botën tonë. Restoranti buzë liqenit, me një pamje të jashtëzakonshme në brigjet e liqenit deri te malet e larta, është dhe ka mbetur gjithmonë një relaksim për sy, për shpirt dhe për trup. Flora dhe fauna e pasur e liqenit, peshkatarët me çuna karakteristike për peshkim me rrjeta në liqenin e Shkodrës kanë qenë gjithmonë një inspirim i pafund për mysafirë, të cilët përveçqë nuk mund të ngopen me këtë bukuri magjepsëse, shijojnë edhe specialitetet vendase dhe pa dyshim kalojnë çaste të bukura, të paharruara në një atmosferë të jashtëzakonshme.
Megjithëse restoranti është i disenjuar në mënyrë moderne, ai është adaptuar ambientit të liqenit, plazhit, ujit. Kuzhina me menynë tradicionale dhe ndërkombëtare të ushqimeve dhe pijeve, personeli i kualifikuar, shërbimi në nivel të lartë, janë një shtysë më shumë që të kaloni çaste të bukura në këtë ambient të bukur dhe të jashtëzakonshëm. Një relaksim për sy dhe për shpirt.
Sot në biznesin e tij marrin pjesë edhe dy djemtë e tij, Astriti dhe Indriti, kurse kryekamerieri Eliazi, sipas mendimit tim, mund të punojë në çdo restorant prestigjioz në botë.

Të fundit

më të lexuarat