Mbështet financiarisht pasurimin e bibliotekave të dy shkollave në Tuz

Tuz – Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në fejsbuk, ka njoftuar se do të mbështesë financiarisht ripërtërirjen e dy bibliotekave, atë të Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz dhe të Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji”.
Ai ka thënë se tani është radha për t’iu dhënë mbështetje edhe shqiptarëve në Malin e Zi.
“Ne kemi marrë përsipër edhe pajisjen e plotë me literaturë bashkëkohore në gjuhën shqipe për këto dy shkolla. Derisa të ndodhë funksionalizimi i plotë i Fondit Ndërshtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne gjithsesi do të vijojmë mbështetjen për projekte të ndryshme në të mirë të shqiptarëve atje, veçanërisht në ruajtjen dhe ngritjen e arsimit në gjuhën shqipe”, thuhet në këtë njoftim.
Z. Cakaj gjithashtu ka bërë të ditur se për një kohë të shkurtër do të hapin edhe Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në qytetin e Ulqinit.
Rikujtojmë se para pak kohësh, Republika e Shqipërisë ka financuar projektin e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në qytetin e Ulqinit.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat