Ngjarja që ndodhi në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re, ishte realisht e frikshme dhe e trishtë, kur 28- vjeçari nga Australia, Brendon Tarrant, një terrorist i lëvizjes së supremacistëve të bardhë, i përgaditur me një arsenal të madhe të armëve të zjarrit, ashtu si në një videolojë në playstation, hyri në një xhami dhe ekzekutoi dhjetëra besimtarë

Ky terrorist zgjodhi të ndërmarë aktin makabër pikërisht ditën e premte, një ditë të shentë për besimtarët myslimanë, në një vend ku ndodheshin bashkë burra, gra dhe fëmijë, që kryenin lutjet e javës, i kërkonin falje Zotit për mëkatet e tyre, dhe lypnin mirësi nga Krijuesi i Gjithësisë. Dhe pikërisht në atë moment solemn, në jetën shpirtërore të një besimtari mysliman, goditi dora gjakftohtë e pabesisë, duke marrë jetën e mbi 50 besimtarëve, dhe plagosur rëndë dhjetra të tjerë. Për fat të keq, ngjarje të tilla i kemi parë shpesh vitet e fundit, dhe ku janë përfshirë gjithnjë e më shpesh besimtarët myslimanë.
Në këtë rast duhet theksuar se tejet dramatike kanë qenë edhe sulmet e tjera terroriste, , ku janë përfshirë besimtarë të feve të tjera. Janë ende të pashlyeshme në kujtesën e njerëzve ngjarjet e Londrës, Parizit, Nicës, Barcelonës, Torontos, Berlinit, Ankaras apo Stokholmit. Por, sulmi i 15 marsit në Zelandën e Re , ishte i frikshëm edhe për disa elemente shtesë që autori i masakrës pretendon se e motivuan për të kryer aktin e tmershëm.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “857” të revistës Koha Javore
