Tuz – Për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 3 mars, tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat përgatitore dhe janë kryer procedurat administrative që këto zgjedhje të mbahen ashtu siç Ligji i përcakton.
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor të Tuzit, Z. Shtjefën Ujkaj në një prononcim për gazetën “Koha Javore” konfirmon se tashmë janë drejt finalizimit të të gjitha çështjeve të cilat janë të domosdoshme për një proces zgjedhor të rregullt.
“Për vendvotimet kryesore është çdo gjë e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve, kurse në vendvotimet më të vogla kemi disa probleme teknike, mirëpo komisioni është duke punuar në këtë drejtim me mbështetje të disa institucioneve në kryeqytet për të pasur një proces zgjedhor të rregullt siç Ligji e përcakton. Kemi marrë edhe materialet zgjedhore dhe proces verbalet. Në këto zgjedhje votuesit do të votojnë në 30 vendvotime kurse të drejtë vote kanë 11.904 qytetarë”, shprehet Ujkaj.
Ai shtoi se të gjitha fletëvotimet, emrat e bartësve të listave dhe të vendvotimeve janë përpiluar edhe në gjuhën shqipe. t.u
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “853” të revistës Koha Javore
