“Me gjasë, do të kemi një recesion tjetër amerikan”- thotë Paterson, i cili ka shkruar raportin e Trustit Besemer. Atëherë do të shohim nëse qeveritë, bankat dhe bizneset e Evropës, do të mund të përballojnë presionet e krijuara nga borxhi i lartë dhe rritja e ulët ekonomike – dhe nëse euroja mund t’ia dalë sërish të mbijetojë
Robert Samuelson
Në ditëlindjen e saj të 20-të, më e mira që mund të thuhet për euron – monedhën evropiane të përdorur nga 19 vende – është se ajo ka mbijetuar. Dy dekada pas futjes në përdorim në vitin 1999, monedha e përbashkët evropiane nuk ka arritur qëllimet e saj kryesore: rritjen ekonomike dhe forcimin e mbështetjes publike për institucionet politike evropiane.
Në shumë aspekte, ka ndodhur vetëm e kundërta. Ekonomia e eurozonës – të gjitha vendet që kanë adoptuar euron; Britania dhe disa të tjerë nuk pranuan të bëhen pjesë – mbeten prapa Shteteve të Bashkuara sa i përket rritjes ekonomike. Për vitin 2019, rritja parashikohet të jetë vetëm 1.6 për qind, krahasuar me 2.6 për qind për SHBA-në.
Më keq akoma, negociatat polemizuese mbi shpëtimin e anëtarëve më të dobët të eurozonës – Greqia, Spanja, Portugalia dhe Italia – kanë lënë një shije të hidhur. Vendet debitore, mendojnë se janë trajtuar keq nga vendet më të pasura kreditore, veçanërisht Gjermania.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “850” të revistës Koha Javore
