Ada sërish për qiradhënie shumëvjeçare

Podgoricë – Në mbledhjen e 15-të të Këshillit për Privatizim dhe Projekte Kapitale, të mbajtur të premten, të cilën e ka udhëhequr kryetari i Këshillit, kryeministri Dushko Markoviq, është vërtetuar Propozim Vendimi mbi planin e privatizimit për vitin 2019, i cili i është dërguar për miratim Qeverisë së Malit të Zi.
Ndër lokalitetet turistike ose ndërmarrjet shoqërore që planifikohen të privatizohen në këtë vit është edhe Ada e Bunës, që funksionin në kuadër të NHT “Riviera e Ulqinit”.
Sipas Propozim Vendimit, për Adën parashikohet valorizimi turistik përmes modelit të dhënies shumëvjeçare me qira, nëpërmjet zhvillimit, ndërtimit, financimit dhe menaxhimit të këtij kompleksi turistik ekskluziv dhe ishulli. (Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “850” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat