Punësimi i të rinjve shqiptarë, sfida e së ardhmes

Duke shpresuar që në vitin 2019 bashkëpunimi i subjekteve nacionale dhe institucioneve përkatëse të jetë sa më i dobishëm për punësimin e të rinjve shqiptarë nga këto treva, do të ndërlidhem me thënien e famshme të ish presidentit amerikan, Barak Obama i cili thoshte: “Ne nuk e shohim të ardhmen si diçka që e kemi nën kontroll, por si diçka të cilën mund ta krijojmë me përpjekje të përbashkëta dhe kolektive “

Kristjan Dukaj

“E vetmja mënyrë për të pasur një mik, është të jeni i tillë.. Ne nuk mund të sigurojmë një paqe të qëndrueshme nëse i afrohemi asaj me dyshim, me mosbesim apo frikë.” Kështu fliste presidenti i SHBA, F. Ruzvelt në vitin 1945.
Kur flasim për situatën politike në vend, gjithherë mendojmë për atë që është në interesin e popullatës shqiptare, si pjesëtarë të këtij komuniteti dhe, në anën tjetër, i vetëdijshëm se kjo drejtpërdrejt, ka të bëjë me atë që janë pritjet nga politikëbërsit, ata që me veprimet ose mosveprimet e veta determinojnë reagimet e opinionit, respektivisht votuesve. Prandaj, pa u thelluar në atë se “ç ‘fare do të ishte sikur të ishte”, mendoj se sot, pas një çerekshekulli të sistemit pluralist në këto hapësira, pas atyre vështirësive fillestare në jetësimin e rrethanave të reja të një sistemi të ri, s’do mend se tashmë ka ndryshuar mënyra e veprimit, në radhë të parë të strukturave politike partiake. Të adaptuarit në kushte dhe rrethana të reja; veprimtaria transparente, komunikimi i përditësuar me elektoratin, bashkëpunimi jo vetëm me strukturat formale të shoqërisë por edhe me individët e gatshëm të kontribuojnë me qëllim të harmonizimit të interesave të përgjithshme dhe mundësive reale të veprimit, e bëjnë veprimtarinë politike më pragmatike, duke e afruar drejt sovranit- votuesit. Nëse çdo mendim ndryshe drejt një qëllimi të caktuar, vlerësohet si diçka kundër ndonjë subjekti apo përfaqësuesi politik, kjo e dëshmon mungesën e gatishmërisë për bashkëveprim dhe besnikërinë ndaj vlerave të tejkaluara të politikëbërjes.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “849” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat