Në aspektin politik mund të thuhet pa hezitim se viti 2018 për shqiptarët nuk ishte i suksesshëm. Edhe në këtë fushë, u përsëritën problemet e vjetra në mes klasës sonë politike, të cilat tashmë janë të njohura dhe s’ka nevojë të theksohen nga viti në vit. Politika shqiptare vazhdon të merret më shumë me vetvete se sa do të arrijë të jetë e bashkuar në shumë kërkesa të shqiptarëve. Këtë ndasi e përçarje të faktorit politik shqiptar po ashtu vazhdon ta shfrytëzojë pushteti dhe opozita që të zbusin, respektivisht të mos realizojnë kërkesat e shqiptarëve

Shqiptarët në Malin e Zi, bashkë me qytetarët e tjerë e përcollën vitin 2018. Trevat etnike ku jetojnë ata, si në Ulqin, Tivar, Podgoricë, Malësi- Tuz , Plavë , Guci e Rozhajë, në vitin që lamë pas nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim pozitiv . Shqiptarët as në vitin e kaluar nuk arritën ndonjë sukses që meriton të shënohet e të vlerësohet, përveç themelimit të Komunës së Pavarur të Tuzit, si në planin ekonomik, politik, kulturor, ashtu edhe në fushën e të drejtave elementare si popull autokton, të drejta këto të parapara me Kushtetutën e Malit të Zi dhe të garantuara me Konventat Ndërkombëtare.
Në vitin e krizës politike, të polarizimeve, arrestimeve për tentim te grushtshtetit, për krim të organizuar, vrasje të klaneve të ndryshme, protestave, ndarjeve, përçarjeve të mëdha të shoqërisë pozita e shqiptarëve në Mal të Zi si pakicë autoktone jo vetëm se nuk ishte e kënaqshme, por dhe për fat të keq vazhdon të jetë shqetësuese dhe e pazgjidhur.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “847” të revistës Koha Javore
