Paradokse të kohës

Demokracia, psh., është konsideruar ndër sistemet më të mira, edhe gabon, kryen vetëvrasje, qeveria sa herë mbyllet a bllokohet, dobësohet, dënon veten, si nusja që tradhton burrin duke shkuar në shtrat me mullisin për inat të vjehrrës, apo si ‘kauboji’ i hutuar, i cili padashje plagos veten në këmbë. Përfundimisht janë njerëzit e thjeshtë, populli, që e pëson e vuan – Demokracia bazohet në popull, ushqehet prej tij, por jo që ta shtypë atë. Duket se Demokracia si ide rrëmbehet për t’u përdorur për qëllime të mbrapshta ose në formë shantazhi

Për Koha Javore: Astrit
Lulushi

Kur i referohesh të kaluarës, asgjë nuk duket më e përparuar në shoqëri sesa tradita, apo gjërat që kanë mbetur pas. Tradita gjithmonë ngre kokë, është e pavdekshme, herë tregohet e rreckosur, herë e veshur me tesha të reja shumëngjyrëshe të kohës – asnjëherë nuk del jashtë mode, nostalgjia për traditën nuk shuhet. Sistemet qeverisëse janë pak ndryshe, asnjëherë nuk janë në modë për shumë kohë. Demokracia, psh., është konsideruar ndër sistemet më të mira, edhe gabon, kryen vetëvrasje, qeveria sa herë mbyllet a bllokohet, dobësohet, dënon veten, si nusja që tradhton burrin duke shkuar në shtrat me mullisin për inat të vjehrrës, apo si ‘kauboji’ i hutuar, i cili padashje plagos veten në këmbë. Përfundimisht janë njerëzit e thjeshtë, populli, që e pëson e vuan – Demokracia bazohet në popull, ushqehet prej tij, por jo që ta shtypë atë. Duket se Demokracia si ide rrëmbehet për t’u përdorur për qëllime të mbrapshta ose në formë shantazhi. Po ashtu dhuna është prodhim kombëtar, fillimisht nxitet, si koka kola, pije freskuese, dikur popullore, por sot e pakëshillueshme për shëndetin. Të arrish këto përfundime do të thotë se diçka ke mësuar nga jeta dhe se përtej saj nuk ka gjë tjetër.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “847” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat