Zgjedhjet më 3 mars 2019

Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit ka mbajtur seancën e XI të veçantë, me një pikë të vetme të rëndit të ditës, atë të Propozimit të vendimit mbi shkurtimin e mandatit të këshilltarëve të kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit e cila u votua unanimisht nga të gjithë këshilltarët e partive politike.
Në vendimin mbi shkurtimin e mandatit të kuvendit, thuhet se arsyet për marrjen e këtij vendimi përmbahen në nevojën e veprimit sipas dispozitave të Ligjit mbi organizimin territorial të Malit të Zi, me të cilin Tuzi nga 1 shtatori i vitit 2018 ka fituar statusin e komunës së pavarur.
“Me nenin 38a të Ligjit të lartpërmendur është përcaktuar që zgjedhjet e para për kuvendin e komunës së sapoformuar, pas miratimit të ligjit me të cilin është bërë ndërrimi territorial, i shpall kryetari i Malit të Zi, brenda afatit prej 90 ditëve nga dita e fillimit të zbatimit të ligjit më të cilin është themeluar komuna e re”, thuhet në këtë vendim.
Vendimi në fjalë përcakton se mandati i këshilltarëve/eve të kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të Kryeqytetit, përfundon me ditën e verifikimit të mandatit të këshilltarëve në seancën e parë të Kuvendit të Komunës së Tuzit.
Ndërkaq, nga kabineti i Presidentit Millo Gjukanoviq është njoftuar se zgjedhjet lokale në Tuz do të mbahen më 3 mars të vitit 2019. Siç njoftohet, Gjukanoviq i ka shpallur zgjedhjet për Komunën e Tuzit më 29 nëntor 2018. t.u.

Të fundit

më të lexuarat