Të vetëdijshëm për faktin se projekti për ndërtimin e hidrocentraleve gjithsesi ka arsyetimin ekonomik, duhet të theksojmë se ruajtja e mjedisit është objektivi kryesor i të gjithëve, prandaj u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë me kohë për të ndaluar punën që ka filluar dhe çdo aktivitet tjetër që do të rrezikonte mjedisin
Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit, ka miratuar unanimisht, rezolutën e propozuar nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve e cila konsiston në mbrojtjen e lumit Cem, përkatësisht valorizimin e tij të mëtejshëm, për të parandaluar dëmtimin eventual të çfarëdollojshëm.
Hartuesit e kësaj rezolute kanë bërë me dije se bazuar në informacionin që posedojnë, se në shtratin e këtij lumi (në Cem të Selcës dhe në Cem të Vuklit) në Shqipëri, ka filluar ndërtimi i hidrocentralit, e kanë shikuar të domosdoshëm këtë draft- rezolutë për të mbrojtur lumin Cem. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “842” të revistës Koha Javore