Malësia me rrugë të dobëta dhe të arnuara

Në këtë kuadër, mendoj se do të ishte gjest njerëzor dhe mbi të gjitha human sikur dikasterët përgjegjës për këtë sektor të kenë më shumë mëshirë për banorët e këtyre zonave që t’u vijnë në ndihmë. Të vënë dorë në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës rrugore në tërësi e cila ka nevojë më shumë se kurrë për ndërhyrje dhe investime, sepse vetëm duke punuar dhe vepruar ndershmërisht dhe në favor të qytetarëve, ne si shoqëri mund të bëhemi model shembull për të tjerët si dhe model i të qenit pjesë e qytetërimit dhe emancipimit evropian, një ëndërr e kamotshme që e aspirojnë të gjitha shtetet e rajonit dhe ato perëndimore.

Toni Ujkaj

Të kesh një rrjet të mirëfilltë të infrastrukturës rrugore dhe me standarde bashkëkohore, nuk është e lehtë por është një sfidë më vete, dhe si e tillë ajo luan rol vendimtar për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të një vendi. Të gjitha vendet e zhvilluara i japin rëndësi dhe prioritet zhvillimit të rrjetit infrastrukturor rrugor, pasi dihet se përmes rrugëve, lidhen qytete e periferi, shtete të tëra, pra një gamë e gjerë e njerëzimit dhe e qytetërimeve. Të investosh, të impenjohesh dhe të preokupohesh për ndërtimin e një infrastrukture rrugore në raport me imperativin e kohës, është një akt që duhet përshëndetur e përkrahur dhe akt i një mendësie e cila do dhe aspiron të ecë në hap me kohën, në hap me qytetet dhe qytetërimet e civilizuara.
Po t’u hedhin një vështrim rrugëve të shumë qyteteve dhe shteteve, nuk mund të themi se ato janë të përkryera në këtë aspekt, por hasim në punë kolosale të cilat janë për t’u përgëzuar dhe lavdëruar. Shumë vende të cilat edhe pse ndoshta me shumë zvarritje tashmë kanë arritur të ndërtojnë një rrjet rrugor optimal për të qarkulluar, do të duhej që për të njëjtën të përkujdesen, të kenë vëmendje që ta mbajnë atë të qëndrueshëm, duke e mirëmbajtur dhe rikonstruktuar sa herë që kjo është e domosdoshme. Por, fatkeqësisht jo të gjitha qytetet apo bashkitë e qyteteve veprojnë sipas këtij parimi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “832” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat