Tuz – Koalicioni partiak “Shqiptarët e vendosur” (Forca – UDSH – ASH) , kanë organizuar konferencë për media me rastin e arritjes së statusit të plotë të Komunës së Tuzit, përkatësisht hyrjes në fuqi të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, një set ligjesh që hynë në fuqi më 1 shtator 2018 e që i japin Komunës së Tuzit statusin e komunës së pavarur vetëqeverisëse. Në këtë konferencë e cila u mbajt në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit, të pranishëm ishin zyrtarët më të lartë të këtyre tre subjekteve politike, kryetari i KKSH-së, z. Faik Nika, përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të mediave prestigjioze nga vendi dhe rajoni si dhe personalitete të tjera politike dhe publike ne vend.
Fillimisht ka përshëndetur nënkryetari i Forcës së Re Demokratike, njëherësh nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, Z. Genci Nimanbegu, i cili tha se kjo konferencë është dëshmi e vendosmërisë që kërkesat e tyre politike po jetësohen, duke thënë se ka qenë nder që koalicioni “Shqiptarët e vendosur” inicioi dhe votoi në parlamentin e Malit të Zi Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi i cili i jep Komunës së Tuzit statusin e Komunës së pavarur. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “830” të revistës Koha Javore
