Të vetmen gjë që ata mund të shijojnë në çdo kohë janë kafenetë të cilat janë të mbipopulluara gjatë gjithë kohës, mbrëmjet e zhurmshme muzikore të cilat aty- këtu i organizon ndonjë këngëtar, zhurmën e automjeteve të cilët e shkaktojnë disa që s’ kanë sesi ta kalojnë kohën ndryshe përveç të sillën rreth e rrotull ose vetëm mund t’ju bashkëngjitën disa grupeve të rinjsh të cilët pothuajse çdo natë nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit tubohen nëpër lagje të qytezës, vetëm për të prishur qetësinë publike
Në të gjitha vendet e zhvilluara ose ato qytete që e kanë parësore emancipimin e gjithanshëm, në agjendën e aktiviteteve të tyre vjetore një vend të posaçëm e zë jeta kulturore dhe shkencore në vend. Por, jo të gjitha vendet e gëzojnë këtë fatmirësi që të shijojnë jetën kulturore nëpërmjet formave të ndryshme.
Ne në Malësi, fjala vjen, nuk mund të themi se jetojmë një jetë kulturore sikurse vendet e tjera, ngase jeta kulturore këtu mungon dukshëm dhe sigurisht se le për të dëshiruar. Adhurues të fjalës së shkruar, të teatrit, të kinematografisë dhe të kulturës në tërësi nga Malësia, për të parë teatër ose për të parë një film në kinema, “detyrohen” t’ia mësyjnë shtetit tonë fqinj, përkatësisht qytetit më të afërt, Shkodrës ose dhe qytetit të Ulqinit ku vetëm pak kilometra na ndajnë nga këto dy qytete, por në aspektin e zhvillimit kulturor, ndjehesh sikur Malësinë nga këto dy vende e ndan një oqean i tërë. Po të zgjedhësh të kalosh një mbrëmje të nxehtë verore në Shkodër, padyshim se do të kesh me çfarë të zbavitesh, do të kesh ku të shikosh kinema, teatër, mbrëmje autoriale me shkrimtarë e ngjarje të ngjashme. Po kështu edhe nëse zgjedhim ta vizitojmë Ulqinin, do të shijojmë një ditë ndryshe nga ditët e zakonshme rutinë që kemi ne në Malësi.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “826” të revistës Koha Javore

