Adem Demaçi- luftëtar i paepur i lirisë!

Adem Demaçi me kohë ishte bërë kryepersonazhi i vuajtjes, i sakrificës dhe i flijimit për liri dhe atdhe. Ai brezit të ri i dha kurajo, e motivoi, e mësoi se si duhet Atdheu , na mësoi të kuptojmë peshën e jetës nën robëri, na mësoi se liria është mbi të gjitha, madje edhe më e shtrenjtë se edhe vetë jeta. Një jetë të tërë ai ishte në luftë me të keqen, me armikun, me regjimin shtypës sllav që kohë pas kohe e ndërronte vetëm formën e sundimit

Qani Osmani

Më 26 korrik, pushoi së rrahuri zemra e madhe e njeriut i cili ishte simbol i çështjes kombëtare dhe i shqiptarizmit. Adem Demaçi u shkri si qiriu, por drita e tij do të shkëlqejë përjetësisht në botën shqiptare, ndërsa emri i tij do të vazhdojë t’i frymëzojë brezat që do vijnë. Në fillim të veprimtarisë së tij ai me shokë shpërndau shumë flamuj kombëtarë nëpër qytetet kryesore të Kosovës- dhe më vonë nuk pushoi gati kurrë në betejën e tij për lirinë e Kosovës, sipas motos së tij “ Nuk pranoj jetë miu në vrimë. Sa të jetoj, do të jetoj si luan”.
Adem Demaçi me kohë ishte bërë kryepersonazhi i vuajtjes, i sakrificës dhe i flijimit për liri dhe atdhe. Ai brezit të ri i dha kurajo, e motivoi, e mësoi se si duhet Atdheu , na mësoi të kuptojmë peshën e jetës nën robëri, na mësoi se liria është mbi të gjitha, madje edhe më e shtrenjtë se edhe vetë jeta. Një jetë të tërë ai ishte në luftë me të keqen, me armikun, me regjimin shtypës sllav që kohë pas kohe e ndërronte vetëm formën e sundimit.
Adem Demaçi edhe pse ishte në burg, ishte jo vetëm frymëzues, por edhe promotor i demonstratave të vitit 1968 si dhe i protestave masive të vitit 1981 në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare që ndodheshin nën sundimin e egër. Duke qenë bir i kombit i angazhuar në luftën për çlirimin e shqiptarëve nga kolonializimi serb, Demaçi u bë frymëzuesi shpirtëror i tre milionë shqiptarëve të ish-jugosllavisë. Ky kolos i kombit ishte shtyllë kryesore e shqiptarëve, si në kohën e sundimit jugosllav, ashtu edhe në kohën e luftës çlirimtare në Kosovë, por edhe në periudhën e pavarsisë së saj. Duke e vijuar veprimtarin e tij kombëtare në vitin 1998, për një kohë të shkurtër u bë përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “825” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat