Radio Ulqini lëngon që 12 vjet!

Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, me përvojë mbi tri dekada, me një numër të vogël të të punësuarve, po ballafaqohet me probleme të mëdha. Arsyet kryesore janë vështirësitë financiare. Radio Ulqini tani është duke përjetuar ditët e veta më të errëta. Radio Ulqini, këtë s’e meriton? Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë

Esat Mehmeti

Radio Ulqini, punën e vet e ka filluar, në korrik të vitit 1987, themelues i të cilit është pushteti vendor i Ulqinit. Radio Ulqini, relativisht me një përvojë mbi tri dekada, falë zhvillimit teknologjik, ka qenë dhe është urë-lidhjeje mes radiove, si në rrafshin kombëtar, ashtu dhe atë ndërkombëtar.
Postulatet në të cilat Radio Ulqini ndërtoi sukseset e veta, janë që ky medium të jetë i hapur për të gjithë, duke realizuar programin e punës, përmes emisioneve të ndryshme si : emisione informative, emisione për art, shkencë, kulturë, arsim e letërsi, emisione për të rinj, për fëmijë, emisioni për persona me t’meta ( të hendikepuar ), kontakt emisione, emisione për turizëm, për fshat, si dhe emisione muzikore e sportive. Për informim të gjithanshëm, programin e pasuron edhe me informata të marra nga interneti. Me vëmendje të posaçme përcjell aktivitetet e pushtetit vendor, ato qeveritare dhe më gjerë, si nga lëmia e ekonomisë, politikës, kulturës, ashtu dhe aktivitete të tjera. Emisionet informative plotësohen me kumtesa e deklarata nga takimet e zyrtarëve dhe aktiviteti i partive politike dhe shoqatave, nga tryezat e rrumbullakëta etj.
Radio Televizioni i Ulqinit ( RTUL), vetëm në letër
Po bëhen gati 10 vite, që është punuar në projektin e nisur, për hapjen e Televizionit “Ulqini”, Projekt që pjesërisht është realizuar, por mbeti vetëm në letër, RTUL, e kurrgjë më tepër ? ! …

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “823” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat