Votimi me listat e hapura, e drejtë e mohuar e qytetarëve

Është përshtypje e përgjithshme se forma e votimit e trashëguar vite me radhë përmes listave të mbyllura, është konsumuar tej mase, andaj ka ardhur koha që ajo formë e votimit të ndryshohet. Duke marrë parasysh se një formë të tillë të votimit shumë vende evropiane e kanë tejkaluar, duke mbështetur listat e hapura, është koha që edhe në Mal të Zi të veprohet në të njëjtën mënyrë, konform standardeve europiane

Nail Draga

Ka kohë që në opinionin politik në Mal të Zi qarkullon ideja e ndryshimit të Ligjit zgjedhor, që ka të bëjë me ndryshimin e votimit të listave zgjedhore, nga listat e mbyllura siç është tash apo me lista të hapura siç veprohet në disa vende demokratike europiane.
Në saje të ligjit zgjedhor ekzistues në Mal të Zi thuhet se votuesi mundet që me nënshkrimin e tij të mbështesë një listë zgjedhore, si për zgjedhje të këshilltarit apo të deputetit. Nuk bëhët fjalë për mundësinë që qytetari mund të zgjedhë me emër e mbiemër kandidatin i cili do të mbronte interesat e tyre, pa marrë parasysh renditjen e kandidatit në listën zgjedhore.
Në Mal të Zi nga miratimi i pluralizmit ekziston sistemi zgjedhor proporcional më lista të mbyllura, ku votuesi mund të votojë vetëm për një listë zgjedhore, duke rrumbullakuar numrin para listës zgjedhore të subjektit përkatës të cilën ai e mbështet.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “823” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat