U zgjodhën nënkryetarët e komunës dhe sekretari i kuvendit

Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka mbajtur seancën e tetë të veçantë në të cilën këshilltarët kanë debatuar dhe votuar për një pikë të rëndit të ditës, atë të emërimeve, ku janë zgjedhur nënkryetarët e komunës dhe sekretari i kuvendit të Komunës. Para fillimit të hapjes së diskutimeve për këtë rend të ditës, këshilltarët e Lidhjes Demokratike Shqiptare kanë propozuar që pjesë e rëndit të ditës për diskutim të hyjë dhe propozimi për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Tuz duke ju bërë thirrje të gjithë këshilltarëve, pozitë- opozitë, që të mbështesin këtë iniciativë që ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët e kësaj treve duke qenë se jemi në kuadër të vitit të vitit të Skënderbeut, mirëpo edhe krahas thirrjeve, me shumicë votash kundër të shumicës, kjo pikë e rendit të ditës u anulua. Ndërkohë, Alternativa Shqiptare propozoi që në rënd të ditës të vendoset propozimi për themelimin e Komisionit Zgjedhor Komunal duke arsyetuar se para shpalljes së zgjedhjeve për Komunën e Re, kjo komunë duhet të jetë e përgatitur dhe funksionale me Komision Zgjedhor Komunal të saj, por, as kjo pikë e rendit të ditës nuk gëzoi mbështetje, duke marrë vetëm tetë vota pro dhe të tjerat të përmbajtura. t.u.

Të fundit

më të lexuarat