Integrimi dhe identiteti i shqiptarëve në Mal të Zi

Çështja e integrimit është bërë dukuri e përditshme në takimet e ndryshme bilaterale dhe multilaterale në mes përfaqësuesve politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor tash disa dekada, duke qenë një ndër temat parësore e agjendave të takimeve, me qëllim për të amortizuar animozitetet dhe paragjykimet nga e kaluara e largët dhe ajo e afërt te popujt e këtij regjioni, pasojat e të cilave janë të pranishme edhe në ditët tona. Nga ky aspekt popujt e ndarë në mjediset multinacionale përballohen me sfida jetësore për të mbrojtur identitetin e tyre, sepse integrimi si retorikë bashkëkohore shpeshherë kamuflohet me konceptin e kosmopolitizmit përkatësisht të globalizmit.

Dr.Nail Draga

1.Integrimi evropian – përmbushja e kritereve
Në lidhje me procesin e integrimit pushteti aktual është duke u treguar kooperativ ne lidhje me këtë çështje, sepse aspiratat qeveritare janë për tu bërë pjesë e bashkësisë europiane. Eshtë çështje tjetër se sa kanë kapacitet kadrovik strukturat e veçanta qeveritare dhe gadishmëri me u ballafaquar me kërkesat për reforma të ekzekutivit konformë standardëve europiane. Nga ana tjetër nga subjektet opozitare e sidomos nga shoqëria civile theksojnë se mungon dinamika e reformave të ekzekutivit si pasojë e rezistencës së vet pushtetit.
Por, duhet theksuar se në vlerësimet Komisioni Evropian(KE) janë pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Ndonëse Mali i Zi i ka filluar negocimet që nga qershori i vitit 2012, nga tridhjetë kapituj të obligueshëm deri me tashi ka mbyllur vetem tre prej tyre që ka te shtruar për bisedime nga del se në Mal të Zi mbetet shumë punë për të arritur harmonizimin me legjislaturën evropiane dhe në përmbushjen e kritereve.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “820” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat